Wednesday, April 3, 2013

“Kualifikohemi me apo pa Messin”


Përditësuar: 3 Prill, 2013
“Kualifikohemi me apo pa Messin”


Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alvesh, e pranoi se rezultati 2-2 i takimit të parë cerekfinal të Championsit në fushën e Paris Saint Zhermen është në favor të katalanasve. 29-vjecari theksoi se sfida e Park De Prins ishte një shfaqje e bukur futbolli.
Jam i kënaqur me rezultatin e cerekfinales së parë, edhe pse patëm mundësi të merrnim një rezultat edhe më të mirë. Ishte një ndeshje shumë e bukur futbolli, ku ne dhamë më të mirën, megjithatë në fund do të mbahet mend skuadra që e fiton Championsin.
I pyetur mbi mundësitë që ka Barcelona për të administruar barazimin Park dë Prins pa Lionel Mesin, në takimin e kthimit në Kamp, Alvesh u prgjigj:
Ne mund të fitojmë dhe të kualifikohemi edhe pa Mesin, sepse e konsiderojme një sfidë të madhe. Nuk kam asnjë dyshim tek shokët e mi: me apo pa Mesin, ne do të kalojmë në raundin tjetër.
Më pas braziliani aludoi se gabimet e gjyqtarit Shtark në takimin daj Paris Saint Zhermen kanë ardhur edhe nga presioni i Zhoze Mourinjos që pas gjysmëfinales së Championsit të dy viteve më parë mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, ku Pepe u ndëshkua me karton të kuq.
“Kur ndaj një arbitri ushtrohet presion, sigurisht që ai kushtëzohet në vendimet e tij. Për mua kanë dhënë se kam luajtur teatër, por vetëm nëse do të më thyenin këmbën do të më jepnin të drejtë. Një ndërhyrje e ngjashme ndaj meje, si ajo e Pepes, u pa edhe në ndeshjen me Paris Saint Zhermen.
Alvesh shtoi gjithashtu se trajnerët flasin kundër gjyqtarëve vetëm atëherë kur nuk u pëlqen rezultati..

No comments:

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Info24 - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger